Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e HEC-it të Skavicës, Rama: Mirënjohje SHBA-ve, ëndrra 50-vjeçare bëhet realitet
Kryeministri Edi Rama dhe nënsekretari i Shtetit të SHBA-ve për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA. Një nga projektet më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi është ai për ndërtimin e HEC të Skavicës, të cilin kreu i qeverisë e cilësoi si një ëndërr 50-vjeçare që bëhet realitet.
“Ky memorandum do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet jo vetëm amerikanë në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare duke përmirësuar bilancin tregtar dhe do të fusë në rrugën e realizimit një ëndërr 50-vjeçare që është ndërtimi i HEC-it të Skavicës, gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur në burime, por i varur në vijimësi nga moti dhe importi, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.
Memorandumi po ashtu do të nxisë bizneset e tjera që të vazhdojnë në këtë proces ku qeveria amerikane hedh hapin e parë duke u futur vetë përmes këtij memorandumi dhe duke u angazhuar vetë, për të mbështetur me ekspertizën e vet, me teknologjinë amerikane dhe patjetër për financimin, gjë për të cilën do të punojmë bashkërisht në ndërtimin e Skavicës, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
Nënsekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach tha se kompanitë amerikane do të krijojnë vende pune më të mira, mundësi më të mira për të rinjtë në Shqipëri e do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi. Për ndërtimin e Skavicës ai tha se, do të realizohet nga kompania Bechtel që ka ndërtuar një prej digave më të famshme në SHBA.
“Jam i entuziazmuar të dëshmoj nënshkrimin e një marrëveshje mes kompanisë më të madhe të ndërtimit të Amerikës, Bechtel dhe Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ky është një projekt ambicioz, shumë i nevojshëm, që të ofrojë siguri energjetike dhe përfitime mjedisore për Shqipërinë. Nuk mendoj që mund të kishit zgjedhur një partner më të mirë për hidrocentralin tuaj, sesa firma që ndërtoi digën më të famshme në SHBA, digën Hoover dhe projekte të tjera të famshme të ndërtimit. Sakavica do t’i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë, që do të reduktojë përmbytjet, do ta bëjë prodhimin e energjisë shqiptare më pak të varur nga reshjet vjetore të shiut, sikurse ndatë më herët me mua. Ky projekt historik do të jetë një pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë dhe një që vazhdon të ndërtohet mbi lidhjet tona tashmë të ngushta”, tha z. Krach.
Më tej, kryeministri Rama specifikoi ndër të tjera kontributin e SHBA-së në rajon, sepse sipas tij, falë tyre po përjetohet realitet tërësisht ndryshe. Ardhja e nënsekretarit personalisht për të kurorëzuar një proces të nisur nga vendosmëria e ambasadores ishte një vlerësim për kryeministrin Rama i cili solli në vëmendje se marrëveshja fillon konkretizimin e atyre që janë pikat kyçe të dokumentit të partneritetit strategjik midis dy vendeve.
Ai shprehu gjithashtu urimin e sinqertë për presidentin Trump për një shërim sa më të shpejtë dhe shprehu falënderimin për të dhe administratën e tij. Sa i përket investimit të parave nga vendet e tjera në Shqipëri kryeministri theksoi se është prioriteti i tyre të sigurohet që shumat e dhuruara të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë e të përkthehet në përfitim reciprok.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm që kreu i qeverisë e theksoi si të rëndësishëm, ishte dhe qasja strategjike që i duhet vendit tonë për të pasur një rrjet të sigurt në procesin e kalimit në nivelin tjetër të digjitalizimit dhe të përpunimit të të dhënave. “Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjesht si një rol konstruktiv në ndërtimin e paqes dhe fuqizimit të dialogut por dhe si një rol pro-aktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5G”,- u shpreh kryeministri Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta