Nxënësit do të kthehen në shkollë para 13 shtatorit për mësim plotësues
Nxënësit e sistemit parauniversitar do rikthehen në shkollë para datës 13 shtator. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë të ditur se dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor, nxënësit do zhvillojnë mësim plotësues.
“Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm shkollor, në javët e para do të kemi mësim plotësues në të gjitha shkollat tona. Do të jetë një plan fleksibel në varësi të nevojave që ka çdo shkollë, apo çdo zonë”, u shpreh ministrja Kushi
Pushimet për nxënësit do të mbyllen më shpejt pasi gjatë vitit të kaluar shkollor sipas ministres ka pasur mangësi në njohuri për shkak të mësimit herë online dhe herë në shkollë.
“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësi në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi”, deklaroi ministrja.
Kushi sqaroi se fillimi i shkollës dy javë para datës zyrtare, pra më 30 gusht përkon me ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sektorin e arsimit, për të cilin sipas saj duhet të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme edhe mësuesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta