“Nxitje të protestave të dhunshme” – Arrestohet kreu i opozitës në Gjeorgji
Kryeministri i Gjeorgjisë tha të hënën se nuk do të hyjë ne negociata me opozitën, ndërsa mijëra vetë dolën sërish në rrugët e Tbilisit për të protestuar kundër vendimit për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2028.
Dhjetëra mijëra vetë, që mbanin në duar flamujt e Gjeorgjisë dhe të Bashkimit Europian, u mblodhën të hënën para parlamentit, në ditën e pestë të protestave, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP.
Duke mos dhënë asnjë shenjë lëshimi, kryeministri Irakli Kobakhidze mbajti të hënën një linjë të ashpër ndaj demonstruesve, duke u thënë gazetarëve se “nuk do ketë negociata”. Ai pretendoi se protestuesit po “financoheshin nga jashtë” dhe u zotua se “nuk do ketë revolucion në Gjeorgji”.
Ai po ashtu kritikoi vendet perëndimore se dështuan të dënonin “dhunën e organizuar” nga protestuesit ndërsa kanë kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga autoritetet policore.
Policia shpërndau me dhunë protestuesit duke arrestuar qindra prej tyre, mes të cilëve kreun e opozitës, Levan Khabeishvili, i cili akuzohet për nxitje të protestave të dhunshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit