Puna në diell, shkak për tumor. Publikohet raporti i OKB për kancerin e lëkurës
Mbi 30% e vdekjeve nga kanceri I lëkurës, ndodh mes personave që punojnë në mjediset e jashtme.
Raporti i fundit i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës ka nxjerr në pah se 1 në 3 vdekje nga kanceri i lëkurës shkaktohet nga puna nën diell.
Hulumtimi i publikuar në “Environment International” zbulon se punëtorët në natyrë mbajnë një barrë të madhe dhe në rritje të kancerit të lëkurës ndaj dhe apelojnë të merren masa për të parandaluar këtë rrezik serioz në vendin e punës dhe humbjen e jetës së punëtorëve.
Sipas vlerësimeve të përbashkëta, 1.6 miliardë njerëz në moshë pune mbi 15 vjec u ekspozuan ndaj rrezatimit diellor ultraviolet ndërsa punonin jashtë në vitin 2019.
Vetëm në vitin 2019, pothuajse 19.000 njerëz në 183 vende vdiqën nga kanceri i lëkurës për shkak të punës në natyrë në diell. 65% e tyre ishin meshkuj.
Midis viteve 2000 dhe 2019, vdekjet nga kanceri i lëkurës që kanë si shkak ekspozimin në diell gjatë orëve të u rritën me 88% nga 10. 088 vdekje në 2000 në 18.960 vdekje në 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar