OBSH: Më shumë se një “pacient zero”, vaksinat në progres
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nënvizuar se mund të ketë më shumë se një “pacient zero” të infektuar me coronavirus. Kjo pasi në shumë studime të kryera ka rezultuar se virusi gjendet në një varietet speciesh.
Shembulli i një rasti të tillë është edhe gjetja e coronavirusit tek një numër i gjerë i species së vjedullës.
Sipas kryetarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, identifikimi i “pacientit zero” luan një rol kryesor në luftën ndaj pandemisë, pasi nëse virusi jeton në mbretërinë e kafshëve, kjo mund të rrezikojë vazhdimësinë e përhapjes se covid.
“Mund të ketë më shumë se një “pacient zero” në disa situata, pasi virusi mund të gjendet në më shumë se një specie. Gjithnjë e më shumë po shohim se virusi i ngjashëm me SARS është identifikuar në shumë vende të ndryshme. Së fundmi po i shohim tek një lloj i lakuriqëve të natës dhe në bartës të tjerë të identifikuar në mjedise të ndryshme. Kjo rrit mundësinë e shfaqjes së shumëfishtë të virusit”, tha Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i programit emergjent në OBSH.
Sipas OBSH-së nevojiten kërkime të tjera për të identifikuar raste të fshehura të infektuar me coronavirus, pasi “pacienti zero” mund të mos jetë origjina e vërtetë e sëmundjes. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka komunikuar se progresi i prodhimit dhe zhvillimit të vaksinave anticovid është i madh.
“Me shumë gjasa do të kemi disa kandidatë të ndryshëm për vaksinat që do të përdoren në luftën kundër virusit. Ne do të dëshironim të siguronim akses në sa më shumë vaksina efikase dhe të sigurta, në mënyrë që të mbulojmë një pjesë të mire të popullsisë në botë” – Soumya Swaminathan, shkencëtare e OBSH-së.
Nëse vaksinat rezultojnë efikase në parandalimin e coronavirusit, atëherë miliarda njerëz do të jenë të sigurt ndaj COVID-19. Një lajm i tillë do të thotë se ekziston mundësia e parandalimit përfundimtar të pandemisë.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër