OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë
Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka paralajmëruar se Europa duhet të forcojë masat mbrojtëse ndaj valëve të të nxehtit, pasi më shumë se 200 mijë persona kanë humbur jetën nga shkaqe të lidhura me temperaturat ekstreme gjatë katër viteve të fundit. Sipas OBSH-së, shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar me politika dhe plane efektive mbrojtjeje.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Henri P. Kluge, e cilësoi nxehtësinë ekstreme si pasojën më të menjëhershme dhe vdekjeprurëse të ndryshimeve klimatike. Ai theksoi se valët e të nxehtit nuk janë më fenomene të rralla, por një krizë e përsëritur që po ushtron presion mbi sistemet shëndetësore dhe infrastrukturën.
OBSH u ka bërë thirrje qeverive të hartojnë dhe zbatojnë plane veprimi kundër të nxehtit, duke përfshirë krijimin e qendrave të freskimit, shtimin e hapësirave të gjelbra në qytete, mbrojtjen e të moshuarve dhe grupeve të tjera vulnerabël, si dhe përshtatjen e orareve të punës gjatë ditëve me temperatura të larta.
Sipas organizatës, Europa po ngrohet më shpejt se shumë rajone të tjera të botës, ndërsa plakja e popullsisë, urbanizimi dhe rritja e temperaturave po shtojnë rrezikun e sëmundjeve dhe vdekjeve të lidhura me të nxehtin.
OBSH ka vendosur një objektiv ambicioz: uljen në zero të vdekjeve të lidhura me temperaturat ekstreme përmes masave parandaluese dhe bashkëpunimit të institucioneve në të gjitha nivelet.
Mickoski takim me Erdogan në Stamboll, detaje nga bisedimet
Tetë të arrestuar gjatë marshimit kundër emigracionit në Liverpool
Siria mohon raportimet për planet për të ndërhyrë ushtarakisht në Liban
- 22:04 Në kërkim prej vitesh, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
- 22:00 Me flakadanë dhe brohoritje. Vijon marshimi i protestuesve, shkojnë në drejtim të zonës së “Ali Demit”
- 21:51 Këlliçi: Kjo protestë do ketë nevojë për t’u studiuar për mënyrën si u ndërtua
- 21:50 Vokshi: Mbi 50 mijë protestues, këtë protestë masive nuk e kanë organizuar dot as partitë politike
- 21:41 Mickoski takim me Erdogan në Stamboll, detaje nga bisedimet
- 21:36 Përmbyllet numërimi në të gjitha komunat në Kosovë, vazhdon numërimi i votave me postë