Mbledhja e Këshillit Politik mbyllet pa marrëveshje, Bylykbashi dhe Gjiknuri flasin për përplasjet
Teknologjia në zgjedhje u bë subjekti kryesor i ndasisë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Pas 4 orë mbledhjeje palët dolën pa dakordesi për ketë çështje ku sipas opozitës, maxhoranca nuk ka vullnetin për te implementuar identifikimin biometrik te zgjedhësve në të gjithë vendin dhe as projektet pilot për votimin dhe numërimin elektronik.
Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka folur pas mbledhjes me dyer të mbyllura, ku ka theksuar se nuk është arritur konsensus lidhur me identifikimin biometrik dhe votimin elektronik.
“Maxhoranca nuk është e gatshme për identifikimin biometrik dhe votimin e elektronik. Është e vështirë që të arrihet kompromis për çështje të tjera, ajo që presim ne është që maxhoranca të vijë me ide të qarta në mbledhjen e nesërme për votimin dhe identifikimin elektronik. Ata vunë në pikëpyetje që kjo gjë të realizohej, maxhoranca kërkon që të ketë dakordësi në letër dhe të mos zbatohet asnjë më pas, por opozita e ka bërë të qartë që kjo gjë nuk do lejohet”, është shprehur Bylykbashi.
“Ne presim që nesër në 11:00 mazhoranca të vijë me një propozim, ku të jetë i qartë identifikimi biometrik në të gjitha qendrat e votimit. Ky të jetë një detyrim për KQZ dhe qeverinë, në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet”, ka nënvizuar Bylykbashi.
Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri e konsideroi si debat artificial përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Z. Gjiknuri deklaroi se këtë çështje do t’ua lënë në dorë ekspertëve për të vendosur se si do të veprohet.
“Sot kishim mbledhjen e radhës për çështjen e krimeve zgjedhore, por dhe monitorimin e qendrave të votimit me kamera. Kemi një debat akoma, është një debat artificial për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, Kemi rënë dakord në parim, por sot po diskutojmë për detajet e tjera. Bëhet fjalë për identifikimin elektronik në zgjedhje dhe përfshirja e numërimit dhe votimit elektronik. Ne jemi gati që të lemë ekspertët për këtë gjë, pasi duhet parë si do zbatohet dhe sa është kosto. Zgjedhjet nuk vihen në dyshim se nuk funksionon teknologjia. Jemi që kjo të mos përdoret si sebep, pasi garancia për integritetin e zgjedhjeve është në shumë procese të tjera. Jo çdo listë dëshirash nuk mund të kthehet në detyrim për ne”, tha ai.
Kurse përfaqësuesja e opozitës parlamentare në këtë tryezë, Rudina Hajdari tha se, çështja më e nxehtë do të diskutohet nesër, duke iu referuar debatit për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Nuk pati shumë dakordësim, pasi kishte ngecje në çështjen e votimin dhe numërimit elektronik. Unë e kam thënë se kjo është një pikë e rëndësishme. Mendoj se nesër do nisin sërish këto dhe nesër do trajtohen sistemi danez. Por unë këmbëngul për ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave”, u shpreh znj. Hajdari.
Mbledhja e sotme pati dakordësi për disa çështje të tjera ku krimet zgjedhore tashmë do të hetohen nga SPAK. Maxhoranca dha dritën jeshile për pjesën më të madhe propozimeve, përveç pikës ku kërkohej që 100 ditë përpara zgjedhjeve të emërohet një drejtor policie nga ana e një qeverie kujdestare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta