Oerd Bylykbashi thotë se hetimi i zgjedhjeve të 25 prillit do të sprovojë SPAK-un
Oerd Bylykbashi, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha në studion e Euronews Albania përballë gazetarëve Ilva Tare, Mentor Kikia dhe Edlira Gjoni se hetimi i krimeve zgjedhore të 25 prillit “do jetë një sprovë e madhe për SPAK-un”.
“Këto zgjedhje do të jenë test i madh për SPAK-un, provat janë aty, kallëzimet kanë prova dhe flasim për atë që kanë parë shqiptarët,” – u shpreh Bylykbashi duke treguar se në përgjithësi janë 180 kallëzime të dërguara në prokurori, prej së cilat 50 i janë dërguar SPAK-ut.
“[…] ne në KQZ po kërkojmë pavlefshmërinë e zgjedhjeve, jo për numërim gabim, apo keq-numërim me dashje, por pavlefshmëria është për ato lloj shkeljesh të parikuperueshme më, si cenimi i sekretit të votës, lirisë së votës përmes përdorimit të burimeve shtetërore,” – vijoi Bylykbashi.
Duke analizuar në tërësi zgjedhjet e 25 prillit, deputeti i zgjedhur në qarkun e Durrësit tha se sistemi zgjedhor, për nga ndryshimet që u bënë, “nuk ishte i ndershëm”. Ai u shpreh se me ndryshimin e sistemit “PS mori 5 mandate më tepër”.
Më tej Bylykbashi përdori një krahasim direkt për të theksuar pretendimet që ka PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në të paktën 9 qarqe.
“Shitblerja e votës nga bandat është si ato krimet që kryejnë grupet paramilitare, shumë të shëmtuara, por dëmi s’është masiv, por të futet shteti në lojë me të gjithë mekanizmin e vetë, është sikur të futet ushtria dhe të bëjë masakër,” – krahasoi Bylykbashi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit