Ofensiva ruse mbledh ministrat e Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

14 Shkurt 2023 | 08:40

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dy-ditor në Bruksel, i cili fillon më 14 shkurt, pas një mbledhjeje në Gjermani të të ashtuquajturit grupi Ramstein, i përbërë nga dhjetëra vende që kanë ofruar armë për Kievin.

Grupi Ramstein pritet të diskutojë për ndihmën e mundshme të mëtejshme ushtarake, pasi Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve të saj të ofrojnë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë, shkruan REL.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se çështja e avionëve do të diskutohet në takimin e NATO-s, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

Stoltenberg më 13 shkurt mbështeti raportet e zyrtarëve lokalë ukrainas se një ofensivë e re e madhe ruse kishte filluar. Ai tha se aleanca ushtarake perëndimore nuk parë “asnjë shenjë” se presidenti rus Vladimir Putin do paqe.

“Çfarë po shohim është se presidenti Putin dhe Rusia ende dëshirojnë të kontrollojnë Ukrainën”, tha Stoltenberg.

“Ne shohim se si ata po dërgojnë më shumë trupa, më shumë armë, më shumë aftësi”, shtoi ai.

Por, Kievi po pret një ofensivë edhe më të gjerë që mund të ketë në shënjestër jo vetëm rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut, por edhe Harkivin në verilindje dhe rajonin e Zaporizhjës në juglindje.

Në komentet e tij më 13 shkurt, Stoltenberg tha se NATO do të rrisë objektivat për grumbullimin e municioneve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026