Oficeri gjerman akuzohet se ka tentuar t’i shesë sekrete ushtarake Rusisë

20 Mars 2024 | 08:31

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar një oficer në agjencinë e prokurimeve të ushtrisë se është përpjekur t’u kalojë informacione të klasifikuara shërbimeve të inteligjencës ruse, thanë sot prokurorët federalë.

Shtetasi gjerman, i identifikuar nga prokuroria si Thomas H, ndodhet në paraburgim që nga gushti, raporton Reuters.

Ai akuzohet se i është drejtuar vazhdimisht konsullatës ruse në Bon dhe ambasadës në Berlin me iniciativën e tij që nga maji i vitit të kaluar për të ofruar bashkëpunim.

Gjermania, një nga furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve ushtarake për Ukrainën, është objektivi kryesor i operacioneve të spiunazhit rus, të cilat janë rritur që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2022, kanë paralajmëruar autoritetet.

Në një rast, Thomas H. i dorëzoi informacionet që kishte marrë gjatë punës me qëllimin për t’ia transmetuar ato inteligjencës ruse, thanë prokurorët federalë.

Ai u arrestua në Koblenz, selia e agjencisë së prokurimeve në Gjermaninë perëndimore, dhe shtëpia dhe vendi i tij i punës u kontrolluan.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026