English

OFL përfundon “misionin”, deri tani vetëm 11 pasuri të konfiskuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej 1 janarit Operacioni Forca e Ligjit nuk i ka kërkuar llogari mbi burimin e pasurisë, personave me të shkuar kriminale, të dënuar ose të akuzuar për vepra të rënda penale apo krim të organizuar. Kështu operacioni 11 mujor përfundoi së bashku me vitin 2020 duke mos iu shtyrë afati.

- Advertisement -

I vetmi ndryshim i miratuar nga qeveria me firmë të zv/kryeministrit Erion Braçe është ai i datës 16 dhjetor, që parashikon shqyrtimin e të gjitha çështjeve që tashmë kanë mbërritur në SPAK dhe në Gjykatën e Posaçme. Nga shkurti deri në dhjetor të 2020-ës OFL ka evidentuar rreth 1500 pasuri të dyshimta nga të cilat 523 janë sekuestruar me vendim gjykate.

Formularët e deklarimit të pasurisë i kanë mbërritur rreth 600 individëve ndërsa edhe pse SPAK ka kërkuar në gjykatë konfiskim e 45 pasurive, vetëm 11 prej tyre kanë kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ndërkohë ende në fazë shqyrtimi janë edhe 56 kërkesa të tjera për konfiskim pasurie. Togat e zeza kanë hequr sekuestron për të paktën 9 pasuri, pasi nga verifikimet ka rezultuar se janë krijuar në mënyrë të ligjshme dhe jo nga të ardhura që burojnë nga aktivitetit kriminal.

Sipas të dhënave të OFL-së, ka dyshime se 542 pasuri, janë në pronësi të lidhjeve familjare, miqësore dhe shoqërore të subjekteve të Aktit Normativ, të cilat janë referuar në SPAK. Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendim për heqjen e sekuestrove të kërkuara nga OFL në 38 raste ose e thëne ndryshe për 128 pasuri. Ndërkohë vetë strukturat e OFL kanë arkivuar 69 dosje të subjekteve të ligjit, pasi nga verifikimet kanë rezultuar se nuk kanë pasuri.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?