Ogerta Manastirliu: Janë kryer mbi 250 mijë vaksinime

10 Prill 2021 | 11:24

Me mbërritjen e 100 mijë dozave të reja të “Sinovac”, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga java e ardhshme do të nisë vaksinimi për personat mbi 60 vjeç.

Ministrja, Ogerta Manastirliu bëri një deklaratë të tillë nga Vlora ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit bashkë me kryeministrin, Edi Rama.

“Ditën e hënë ulim fashën në +60 vjeç. Kemi filluar tashmë me gjithë pjesën e inventarizimit dhe fillojmë nga nesër shpërndarjen e vaksinave, 100 mijë vaksinave të ardhura të Sinovac”, tha Manastirliu.

Ministrja bëri të ditur se deri tani janë kryer mbi 250 mijë vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa në Vlorë janë 26 mijë të vaksinuar.

“Në gjithë qarkun Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vetëm në Bashkinë Vlorë janë mbi 21 mijë. Vazhdon ritmi i vaksinimit edhe në qendra shëndetësore. Janë mbi 250 mijë vaksinime të kryera”, tha Manastirliu.

Ndërkohë pritet që të hënën të mbërrijnë në vendin tonë rreth 7 mijë doza “Pfizer” si dhe në ditët në vijim do të mbërrijnë dhe të tjera doza “Sinovac”.

Ndërkohë sipas të dhënave më të fundit të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”, bëhet e ditur se Shqipëria ka administruar deri më 8 prill, 242 542 doza vaksine kundër COVID.

Duke pasur parasysh se çdo person duhet të marrë dy doza, atëherë këto do të mjaftonin për të vaksinuar vetëm rreth 4.2% të popullsisë.

Nisur nga mesatarja e raportuar gjatë javës së fundit, Shqipëria administron rreth 15 050 doza në ditë. Me këtë mesatare, do të duhen dhe 38 ditë për të administruar mjaftueshëm doza sa për të vaksinuar dhe 10% të popullsisë.

Në total nga të gjitha marrëveshjet që ka arritur deri tani Shqipëria dhe donacionet ndaj saj, janë siguruar rreth 2.6 milionë doza vaksinash kundër COVID të prodhuara nga Pfizer, AstraZeneca, Sputinik V dhe Sinovac.

Qeveria shqiptare ka kontraktuar deri tani në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm me kompaninë Pfizer, në rastin e vaksinës kineze, u zgjodh një kompani distributore turke.

Sipas një grafiku të Euronews mbi numrin e vaksinave të siguruara nga vendet evropiane, në krye qëndron Mbretëria e Bashkuar dhe më pas vjen Turqia, Gjermania dhe Rusia.

Ndërkohë Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor qëndrojnë në fund të listës por përjashtim bën vetëm Serbia.

Përveç kësaj, Serbia është deri tani vendi evropian që ka vaksinuar përqindjen më të madhe të popullsisë (15.7%). Më pas vjen Malta, Hungaria, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026