OKB akuzon Shqipërinë: Armë Kongos duke shkelur normat ndërkombëtare
Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Shqipërinë, por edhe vende të tjera, se kanë dërguar armatime në Republikën Demokratike të Kongos.
Ndonëse vendi afrikan nuk është subjekt i sanksioneve dhe embargove, dërgimi i armëve duhet të bëhet duke njoftuar OKB-në, gjë që është anashkaluar nga vendi ynë dhe shtete të tjera si Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, etj.
Raporti i Kombeve të Bashkuara është konfidencial, por u sigurua nga agjencia e lajmeve “AFP” këtë javë.
“Disa nga këto armatime, të destinuara për ushtrinë vendase, kanë përfunduar më pas në duart e grupeve të armatosura”, thuhet në raportin e OKB-së.
Pjesa lindore e Republikës Demokratike të Kongos është një nga zonat më të nxehta të vendit, e përfshirë nga dhuna e milicive që në vetëm pak muaj ka marrë mbi 1 mijë jetë dhe ka detyruar mbi gjysmë milionë banorë të braktisin shtëpitë e tyre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta