OKB: Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në korrik

4 Gusht 2023 | 16:23

Çmimet e ushqimeve në botë u rritën në korrik pas një rënieje dy mujore, sipas raportit të publikuar sot nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara.

Indeksi i çmimeve të ushqimeve të FAO-s u rrit në 123.9 pikë nga 122.4 pikë në qershor, por është 16.6 pikë më i ulët se në të njëjtin muaj të një viti më parë, sipas faqes së internetit të organizatës.

Vlera e këtij indeksi ishte 124.2 pikë në maj, dhe 127.7 pikë në muajin prill.

Në baza mujore, rritje e ndjeshme e çmimeve të vajrave bimore është shënuar si pasojë e rritjes së kërkesës botërore – me 12,1 për qind, si dhe rënies së dukshme të çmimeve të sheqerit – me 3,9 për qind, kryesisht për shkak të rezultateve të mira të korrjes së kallamsheqerit. nga Brazili dhe lajme pozitive nga India.

Në të njëjtën kohë, çmimet e drithërave ranë – në vlera mujore me 0,5 për qind, dhe qumështi – me 0,4 për qind, për të shtatën herë radhazi, si dhe çmimet e mishit – me 0,3 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026