OKB: Edhe Rusia edhe Ukraina torturuan të burgosurit
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha të martën se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati 6-mujor me tyre,
Ekipi monitorues i OKB-së, me bazë në Ukrainë, tha se i bazon gjetjet e tij në intervistat me më shumë se 100 të burgosur lufte në secilën anë të konfliktit.
Intervistat me të burgosurit ukrainas të luftës janë bërë pas lirimit të tyre, pasi Rusia nuk ka lejuar qasjen në lokacionet e paraburgimit, tha ky ekip.
Matilda Bogner, udhëheqëse e misionit monitorues, tha në një konferencë për media në Gjenevë se “shumica dërrmuese” e të burgosurve ukrainas të intervistuar, kanë raportuar tortura dhe keqtrajtime nga forcat ruse.
Ajo përmendi si shembuj sulmet me qen, goditjet elektrike dhe dhunën seksuale.
Sipas saj, trajtimi kishte për qëllim frikësimin dhe poshtërimin e të burgosurve.
Bogner raportoi edhe për, siç tha, pretendimet e besueshme të të burgosurve rusë për ekzekutime të shpejta të disa të të burgosurve nga forcat ukrainase.
Sipas saj, të burgosur të tjerë rusë kanë raportuar edhe për kushte të këqija dhe poshtëruese të transportit. Sipas pretendimeve të tyre, ata janë futur të zhveshur në kamionë ose furgonë, si dhe me duar të lidhura pas shpine.
LEXONI GJITHASHTU:
Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 16:19 Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
- 16:17 Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore