Rusia ndalon hyrjen për 100 kanadezë, përfshirë aktorin Jim Carrey

14 Nëntor 2022 | 18:57

Rusia ka njoftuar se po vendoste ndalime të hyrjes për 100 shtetas kanadezë, përfshirë aktorin amerikano-kanadez Jim Carrey.

Kjo masë sipas mediave të huaja ka ardhur si përgjigje e sanksioneve të Kanadasë ndaj Moskës.

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se ka shtuar më shumë kanadezë në “listën e zezë”, e cila përmban qindra zyrtarë perëndimorë dhe individë të shquar.

“Në përgjigje ndaj praktikës së vazhdueshme të kryeministrit Justin Trudeau për vendosjen e sanksioneve kundër udhëheqjes ruse, politikanëve dhe parlamentarëve, përfaqësuesve të biznesit, ekspertëve dhe gazetarëve, figurave kulturore, si dhe kujtdo që autoritetet kanadeze ‘rusofobike’ e konsiderojnë të kundërshtueshëm, hyrja është e mbyllur për 100 qytetarë të Kanadasë në bazë të reciprocitetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së  Jashtme të Rusisë.

Moska në mars shtoi kryeministrin kanadez Justin Trudeau në ndalimin e udhëtimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026