U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
Sipas raportimeve të policisë në pranga ka rënë E. K., 42 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Në pranga ka rënë A. I., 18 vjeç dhe I. A., 18 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar ” SIGURIA”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. K., 42 vjeç, banues në Shkodër;
• A. I., 18 vjeç, banues në Shkodër;
• I. A., 18 vjeç, banues në Londër.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. K., i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dhe një doze të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu, në momentin e kontrollit, së bashku me shtetasin E. K. ndodheshin shtetasit A. I. dhe I. A., të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje