English

FOTO| OKB miratoi rezolutën për Srebrenicën, Vuçiç mbështillet me flamurin e Serbisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme OKB ka miratuar rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, e cila vendos një ditë vjetore globale të përkujtimit, çdo 11 korrik.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e kundërshtoi këtë rezolutë, me argumentin se ajo është e politizuar dhe nuk mund t’i shërbejë pajtimit në Bosnjë-Hercegovinë.

Pas votimit dhe miratimit të Rezolutës, Vuçiç ka publikuar një fotografi teksa mban flamurin e Serbisë në shpinë. Afër tij gjendet edhe Marko Gjuriq.

Kujtojmë se në Srebrenicë, pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.

Votimi në OKB:

84 vota pro

19 kundër

68 abstenime

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?