OKB paralajmëron: Situata humanitare në Gaza është “përtej katastrofës”

6 Shtator 2024 | 09:36

Situata humanitare në Rripin e Gazës është “përtej katastrofës” paralajmëruan Kombet e Bashkuara.

Më shumë se 1 milion persona nuk kanë pranuar asnjë vakt ushqimor në gusht në pjesën jugore dhe qendrore të Gazës përmes ndihmave humanitare, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

“Pavarësisht sfidave me të cilat përballemi, OKB-ja dhe organizatat e tjera humanitare po vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden për të ofruar ndihmë shpëtuese për palestinezët”, tha ai.

Në mesin 19 gushtit e deri në fund të muajit, 450.000 vakte ushqimore, të përgatitura në 130 kuzhina, u janë ofruar çdo ditë familjeve në mbarë Rripin e Gazës.

“Duhet të përsëritet se situata në Gazë vazhdon të jetë përtej katastrofës dhe ne ende nuk i kemi të gjitha kushtet e nevojshme për të mbështetur njerëzit”, tha Dujarric, shkruan REL.

Disa urdhra për evakuim janë lëshuar nga forcat izraelite, duke detyruar 70 kuzhina që të anulojnë shërbimet e tyre apo të zhvendosen.

Për të dytin muaj me radhë nuk ka pasur furnizime të mjaftueshme, që nënkupton se familjet në pjesën jugore dhe qendrore të Gazës kanë pranuar vetëm një racion ushqimor, tha OKB-ja.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 40.000 persona dhe enklava po përballet me krizë të rëndë humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026