OKB shpreh shqetësim për konfliktin në Lindjen e Mesme: Po shkon “në tjetër nivel”
Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në Liban, duke paralajmëruar se veprimet dhe retorika po e çojnë konfliktin në Lindjen e Mesme në “tjetër nivel”.
“Jemi shumë të shqetësuar, shumë të brengosur për përshkallëzimin në Liban”, tha për AFP-në, Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës për të drejtat e njeriut në OKB.
“Sulmet që kemi parë ndaj pajisjeve të komunikimit, pejxherëve, pas sulmeve me raketa dhe shkëmbimit të zjarrit mes palëve përbëjnë përshkallëzim”, shtoi ajo.
Sipas Shamdasani, OKB-ja që një kohë të gjatë ka paralajmëruar se konflikti mund të shndërrohet në konflikt rajonal, dhe “duket se si veprimet ashtu edhe retorika e palëve në konflikt po e çojnë konfliktin në tjetër nivel”.
Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në baza ditore përgjatë kufitar.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:11 Presidenti Bajram Begaj reagon për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve