Olsian Çela thirrje prokurorëve: Para përgjegjësisë kushdo që cenon procesin zgjedhor, asnjë tolerim

22 Prill 2021 | 13:21

Ditën e sotme, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, znj. Yuri Kim me të cilën diskutuan rreth masave që ka marrë dhe do të marrë Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar zbatimin e ligjit ndaj kujtdo që do të cenojë procesin zgjedhor përmes veprave penale.

Pas takimit Çela i është drejtuar me një mesazh drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, ku thekson se nuk do të ketë asnjë tolerim për cenimin e procesit zgjedhor.

“Nga ana juaj pritet që të vini menjëherë përpara përgjegjësisë penale këdo që përmes veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme nga ato që parashikohen nga Kodi Penal do të tentojë apo do të vendosë në rrezik integritetin e procesit zgjedhor. Çdo zvarritje apo mungesë veprimi në hetime është e dëmshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e kryeprokurorit ndaj prokurorve.

“Nga ana e prokurorive të merren të gjitha masat që përveç sa më sipër, të sigurohet transparencë e plotë e veprimtarisë në përputhje me ligjin. Qytetarët shqiptarë presin prej jush të tregoni kurajo dhe vendosmëri, duke kryer detyrën në paanësi dhe pavarësi të plotë, ashtu si ua garanton ligji dhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ju do të keni të gjithë mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm në përmbushjen e funksioneve tuaja”, thuhet më tej në reagimin e Çelës.

Mesditën e sotme pati edhe një reagim nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për zgjedhjet e 25 prillit ku theksoi nuk duhet të ketë asnjë trajtim të veçantë për ata që shkelin ligjin dhe  pengojnë votën e lirë.

Lexoni gjithashtu:

Yuri Kim: Kush pengon votën të ndiqet penalisht, jo trajtime të veçanta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026