Omicron shton infektimet, ulet numri i shtrimeve në spital

22 Janar 2022 | 11:30

Covid-19 këtë janar po infekton më shumë qytetarë sesa një vit më parë. 33.958 persona janë rezultuar të infektuar gjatë janarit 2022. Ndërsa në janarin e 2021 pati vetëm 11.600 të infektuar.

Nëse në janarin e vitit 2021 për 100 të testuar, 19 persona rezultonin pozitivë, këtë vit për 100 të testuar, rreth 26 janë pozitivë.

Gjatë kësaj jave u regjistrua dhe dita me numrin më të lartë të infektuarve me Covid për 24 orë që nga nisja e pandemisë. Më 18 janar, pati 2832 infektime.

Pavarësisht rritjes së infektimeve, ky janar ka 40 humbje jete, më pak sesa po e njëjta periudhë e vitit të kaluar, 75 humbje jete, nga 115 vitin e kaluar.

Edhe numri i të shtruarve në spitale është dyfish më i ulët.

Të tilla të dhëna na tregojnë se qarkullimi i variantit Omicon ka rritur ndjeshëm infektimet në vend por jo fatalitetet dhe shtrimet në spitale.

Aktualisht Tirana, Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Vlora kanë numrin më të lartë të të infektuarve aktivë me Covid-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026