One Telecommunications vlerësohet për iniciativën e rrjetit të pastër

3 Tetor 2020 | 17:20

Nënsekretari i Shtetit të SHBA për Energjinë, Rritjen Ekonomike dhe Mjedisin,Keith Krach shprehu mirënjohjen në emër të Presidentit Donald Trump që Shqipëria i është bashkuar listës së vendeve me rrjet të pastër 5G. Z. Krach falenderoi gjithashtu operatorin e vetëm shqiptar që i është bashkuar kësaj inisiative, ONE Telecommunications, duke cituar drejtorin e saj ekzekutiv.

Z. Emil Georgakiev: “One Telecommunications vazhdon të tregojë angazhim për të ruajtur standartet më të larta të sigurisë për klientët tanë dhe partnerët tanë duke përdorur vetëm mjete të besuara”.

ONE Telecommunication u bë kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra. Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.

Rrjeti i Pastër adreson kërcënimet afat-gjata që ka patur në privatësinë e të dhënave, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e besuar mes vendeve të lira të botës. Rrjeti i Pastër i ka rrënjët në standardet digjitale të pranuara ndërkombëtarisht. Është strategji shumëvjecare e krijuar mbi koalicione të partnerëve, kompanive dhe shteteve të besuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026