ONM ankimon vendimin për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt, reagon ambasadorja Kim
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imeraj.
Ankimimi është bërë ditën e djeshme sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi vendimin e plotë për konfirmimin në detyrë të Imerajt.
Sipas ONM, kryeprokurorja e Tiranës duhet shkarkuar nga detyra, pasi nga verifikimi i tri shtyllave të vlerësimit, ajo ka rezultuar me probleme.
Edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi pas ankimimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit lidhur me vendimin për konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim shprehet se duhet treguar kurajë dhe integritet në procesin e vetingut në drejtësi në mënyrë që të thyhen modelet e vjetra në Shqipëri.
“Ne të gjithë duhet të ndjekim nga afër çfarë do të ndodhë më pas. A do të jetë përgjigja për të treguar kurajë dhe integritet për të përcjellë drejtësi, apo siç shpeshherë kemi parë në të shkuarën, të devijojë përpjekjet duke sulmuar procesin e vetingut dhe shpifjen ndaj mbikëqyrësve ndërkombëtarë?
A do i shërbejë media publikut dhe ta mbulojë çështjen me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Është koha për të treguar kurajë dhe integritet, është koha të thyejmë modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha që Shqipëria të ecë përpara, hap pas hapi. SHBA do të jetë me ju”, – shkroi në Twitter ambasadorja.
Në datën 1 prill të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj, vendim që u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.
Pak ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e emëroi Elisabeta Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës për një periudhë 3 vjeçare.
Kjo solli edhe dorëheqjen e saj si prokurore nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta