Open Balkan pritet të sjellë lëvizje të lirë të drogës, thotë anëtari i LVV

14 Shtator 2021 | 11:53

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj e quajti në Euronews Albania “Open Balkan” si një nismë jo të suksesshme.

“Open Balkan parashikoj të jetë i pasuksesshëm. Është konteksti i regjimit politik në të cilën realizohet, është kontekst i regjimeve autoritare,  jo demokratike, me korrupsion tepër të lartë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se 4 liritë e nënshkruara në “Open Balkan” janë shumë ndryshe nga ato që do realizohen në terren, pasi sipas tij kjo nismë do jetë një lëvizje e lirë e korrupsionit dhe drogës.

“4 liritë unë do i lexoja kështu: Është liria e lëvizjes së mallrave dhe malli që do të lëvizë kryesisht do të jetë droga. Është lëvizja e kapitaleve dhe kapitali që do të lëvizë do të jetë droga dhe korrupsioni. Është qarkullimi i ideve që është qarkullimi i ideve nacionaliste serbe, dhe në fund e lëvizja e lirë e njerëzve të tjerë”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026