‘Open Balkan’, Vuçiç: Pas një viti e gjysmë asnjë pengesë në kufi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi gjatë konferencës së “Open Balkan” se sot bashkë me Edi Ramën dhe Nikola Dimitrov kanë rënë dakord për të ngritur Këshillin e Zbatimit.
“Ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht. Kjo është një nismë shumë e madhe e jashtëzakonshme. Nuk u ngrit për shkak të Ramës, Vuçiç apo Dimitrov, por u hap për njerëzit. Ne ramë dakord të ngrinim Këshillin e Zbatimit dhe përbërjen e saktë të këshillit do të biem dakord më vonë”, u shpreh Vuçiç.
Ai theksoi se kanë rënë dakord që njerëzit e tri shteteve për një vit apo një vit e gjysmë do të mund të lëvizin lirshëm, pa asnjë pengesë në kufi. Kjo sipas Vuçiç për të forcuar ekonomitë mes vendeve.
“Kemi vonesa të jashtëzakonshme që i diskutuam, reciprociteti për blerjet e paluajtshme, kjo është diçka që duhet ta zgjidhim shumë shpejt”, deklaroi ai.
Vuçiç nënvizoi se pas festës së Krishtlindjeve do të mbahet edhe takimi i “Open Balkan” në Tiranë, ku do të nënshkruajnë memorandumin për lejet e punës.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta