OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

2 Korrik 2026 | 09:42

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas Financial Times.

Sipas raportit, kjo pjesëmarrje do të kishte një vlerë prej rreth 42.6 miliardë dollarësh, bazuar në vlerësimin e kompanisë pas raundit rekord të financimit të mbyllur në mars.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka argumentuar se përfshirja e publikut në pronësinë e kompanisë do të ishte një mënyrë për të ndarë përfitimet që sjell zhvillimi i inteligjencës artificiale. Financial Times, duke cituar burime të njohura me bisedimet, raportoi se Altman e ka paraqitur këtë ide gjatë diskutimeve të hershme me administratën Trump.

Propozimi është pjesë e një plani më të gjerë, sipas të cilit qeveria amerikane do të zotëronte aksione të ngjashme edhe në kompani të tjera kryesore të inteligjencës artificiale në SHBA, përmes një mekanizmi shtetëror.

Sipas raportit, struktura e propozuar mund të përfshijë edhe kompani si Anthropic, Google dhe Meta, të cilat do t’i transferonin qeverisë një pjesë të aksioneve përmes një fondi të ngjashëm me fondet sovrane të pasurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Afganistanin verilindor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Tërmeti u regjistrua në rajonin Hindu Kush,...
09:30 | 02/07/2026