Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohet prokurori i Vlorës dhe shefi i Sektorit kundër Trafiqeve
38 urdhër-arreste janë lëshuar në Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Spanjë nga një operacion që po zhvillohet si bashkëpunim i Policisë së Shtetit, SPAK-ut me Anti-mafias italiane.
Mësohet se urdhër-arresti është lëshuar për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, për të cilin gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie; për Festim Lelaj, ish-drejtor policie në Fier; Ilir Balla, shefi i Sektorit kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme, në arrest shtëpie dhe Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Bashkinë e Kavajës.
Gazetari Merin Maçi raporton se personat e përfshirë akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, po zbatohen vendimet e sekuestrimit të pasurive të dyshuara që rrjedhin nga të ardhurat e aktivitetit kriminal apo të ardhura të tjera të paligjeshme, në vlerë disa milionë euro.
Në orët në vijim, nga ana e autoriteteve italiane pritet të mbahet dhe një konferencë, ku do jepen më shumë detaje për këtë operacion.
LEXONI GJITHASHTU:
- Operacion ndërkombëtar anti-drogë, arrestohen 55 persona, 27 prej tyre shqiptarë
- Operacioni anti-drogë në Berat dhe Skrapar, Gjykata jep masën e sigurisë për të arrestuarit
- Operacion anti-drogë në Berat dhe Skrapar, SPAK lëshon 23 urdhër-arreste, mes tyre policë e zyrtarë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta