Operacion anti-drogë në Unzën e Re, kapen 27 kg kanabis nga sektori i Narkotikëve në policinë e Tiranës

7 Tetor 2021 | 10:45

27 kilogramë kanabis, armë zjarri dhe kokainë janë kapur nga sektori i Narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Nga operacioni “Aroma” i kryer të mërkurën në mbrëmje në Unazën e Re janë arrestuar 3 persona, të cilët ishin prej kohësh nën vëzhgim nga sektori anti-drogë. 2 prej tyre kishin përshtatur banesën për të kultivuar kanabis, ndërsa i treti ruante këtë banesë.

Ka dyshime se ky grup ushtronte aktivitetin kriminal duke shpërndarë drogë në disa zona të kryeqytetit. Policia ka shoqëruar dhe disa persona përveç të dyshuarve, që mund të kenë pasur dijeni për veprimtarinë.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026