Operacion blic nga policia në Durrës, sekuestrohen sasi municionesh

13 Korrik 2021 | 11:02

Policia në Durrës ka organizuar një operacion nga i cili janë sekuestruar lëndë shpërthyese të llojit më të fortë.

Samed Lisaj, banues në Shkodër, u arrestua teksa po udhëtonte me taksi pasi policia i gjeti dy granata, 490 fishekë, 491 gramë lëndë plasëse e dyshuar C4, si dhe katër detonator (çelës shpërthimi).

Lisaj i kishte futur municionet në një çantë.

Në njoftimin e policisë së Durrësit bëhet me dije se nga ky operacion është arrestuar në Krujë dhe Isuf Bami, person i shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike. Ndërsa Ilir Mema, banues në Durrës, u arrestua për vjedhje.

Operacioni është në vijimësi dhe priten arrestime të tjera nga Policia e Durrësit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026