Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, ndërhyjnë Europol dhe vende të BE-së

9 Qershor 2026 | 09:46

Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur një operacion në disa lokacione të vendit në kuadër të luftimit të krimit të organizuar.

Sipas autoriteteve, aksioni lidhet me dyshime për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve dhe përfshin hetime për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të substancave narkotike, si dhe pastrimit të parave.

Në operacion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, si dhe autoritete ligjzbatuese nga Belgjika, Franca dhe Holanda. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas përfundimit të aksionit do të publikojnë detaje mbi rezultatet e operacionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026