Operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me transaksionet, policia zbardh skemën që arrestoi 28 persona
Një operacion ndërkombëtar i udhëhequr nga EUROPOL për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike ka vënë në pranga 28 persona nga vende të ndryshme të botës të dyshuar për mashtrimin me transaksione.
Suela Bonjaku, specialiste pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në një deklaratë për mediat tha se operacioni i gjerë, pjesë e të cilit ishte edhe policia shqiptare u zhvillua nga data 1 deri në datën 31 tetor, si pjesë e Veprimit të Tregtisë Elektronike 2021.
Sipas specialistes së policisë, veprimtaria kriminale përfshinte përdorimin e disa aplikacioneve në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme
“Në vijim të këtij operacioni ndërkombëtar, të gjitha vendet pjesëmarrëse do të promovojnë fushatën duke përdorur hashtagun #SellSafe, për të ndihmuar shtetasit e tyre që të kuptojnë rreziqet e mashtrimit gjatë tregtisë në rrjet”, tha zyrtarja e policisë.
Ajo bëri thirrje që të tregohet kujdes gjatë shitjeve dhe blerjeve në rrjet në ruajtjen e të dhënave personale dhe transaksionet monetare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta