Operacion pas Venezuelës edhe në Kolumbi? Trump: Më duket ide e mirë

5 Janar 2026 | 07:10

Presidenti amerikan, Donald Trump  pas operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Venezue po kërcënon hapur një vend tjetër.

Duke folur me gazetarët në Air Force One në fluturimin nga Mar-a-Lago për në Uashington, presidenti amerikan tha se Kolumbia drejtohet nga një “njeri i sëmurë” që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Amerikë.

Ai parashikoi se Gustavo Petro nuk do të qëndrojë në pushtet për shumë kohë, dhe kur u pyet nëse një operacion i ngjashëm me sulmet në Venezuelë do të kryhej në Kolumbi, Trump tha se i duket si një ide e mirë.

Në të njëjtën kohë, ai tha se duhet të bëjë diçka për Meksikën.  Presidenti amerikan pohoi se përparësia e tij tani është të rregullojë Venezuelën, e cila aktualisht sipas tij është një vend i vdekur. Ai theksoi se SHBA-të duan akses të plotë në fushat e naftës .

“SHBA-të do të kujdesen për Venezuelën dhe popullin e saj, por edhe për ata që jetojnë në vendin tonë sepse u detyruan të largohen”, tha ai.

Ai u tha gjithashtu gazetarëve se ushtarët që u plagosën gjatë kapjes së Nicolas Maduros janë të gjithë në gjendje të mirë. Të dielën, Kuba njoftoi se 32 qytetarë të saj u vranë në operacionin për kapjen e Maduros, pa hyrë në detaje rreth rolit që ata kishin në Karakas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026