Trafikantët e arrestuar në Skrapar në kuadër të operacionit antidrogë përdornin klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme si krah pune për të kultivuar kanabisin. Në këtë përfundim ka dal Prokuroria e Posaçme SPAK pas 6 muajsh hetime ku mes 23 arrestuarve ishin dhe efektivë policie, të cilët në përgjime dalin duke dekonspiruar operacionet antikanabis që planifikoheshin në Skrapar.
Sipas Prokurorisë Speciale për të zhvilluar aktivitetin e jashtëligjshëm grupi kriminal në përbërje të të cilit kishte dhe punonjës të policisë kishin ngritur një infrastrukture të mirëfilltë për kultivimin e kanabisit që lidhet me një sistem vaditje të rregullt dhe ngritja e çadrave ku qëndronin punonjësit kryesisht me prejardhje nga Lindja e Mesme.
Krahas emigrantëve rol me rëndësi në zhvillimin e këtij aktiviteti kanë luajtur dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të cilët shpesh herë dekonspironin operacionet që lidheshin me veprimtarinë e grupit që kishte shtrirë aktivitetin në të gjithë Skraparin.
Euronews Albania sjell një nga komunikimet e një prej punonjësve të policisë të Skraparit, Astrit Duro i cili pasi merr pjesë në një mbledhje të zhvilluar në ambientet e komisariatit për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa të zbuluar nga monitorimi ajror dekonspiron operacionin.
A-Re ke mbjellë nga ato?
B-Hahah(qesh)
A-Eo mire, Eee?
B-Hëë…
A-Merre atë, Fuatin urgjentisht!
B-Ëë?
A-Merre Fuatin…
B-Ëëë?
A-Merre atë e thuaji…
B-Cilin?
A-Fuatin!
B-Ta marr ëë?
A-Ëëë, e ke parasysh?
B-Për…
A-Po pati mundësi t’i zhdukë, sa më parë, tërë natën.
B-Për nesër, për nesër?
A-Eee, hajt, hajt,
B-Mirë, hajt, shnet.
Nga bisedat e përgjuara trafikantët nuk shqetësoheshin nga organet vendore por frika e tyre e vetme ishin kontrollet nga Tirana. Më datë 8 janar SPAK pas një hetimi 6 mujor lëshoi 23 urdhër arreste, ndër të cilët edhe efektivë policie dhe zyrtarë, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi.
Të 23 urdhër arrestet u ekzekutuan nga policia në operacionin e koduar “Gjergjova” me GJKKO që një ditë më vonë la në fuqi të gjitha masat e sigurisë të kërkuar ku 16 të arrestuarit u lanë në “Arrest në burg”, për 4 u caktua masa sigurie “Arrest në shtëpi” ndërsa 3 të tjerë “Detyrim paraqitjeje”.
Lexoni gjithashtu:
Operacioni anti-drogë në Berat dhe Skrapar, Gjykata jep masën e sigurisë për të arrestuarit
Operacion anti-drogë në Berat dhe Skrapar, SPAK lëshon 23 urdhër-arreste, mes tyre policë e zyrtarë