Operacioni ”ATOS”, SPAK nis hetim pasuror për të afërmit e Ramazan e Fjoralb Rrajës

23 Dhjetor 2020 | 08:55

Detaje të reja ka zbardhur Euronews Albania në lidhje me operacionin “ATOS”, ku në total u arrestuan 10 persona për trafik kokaine në Belgjikë dhe Gjermani.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se SPAK ka regjistruar hetim pasuror sipas ligjit Antimafia, ku do verifikohen një sërë pasurish.

Në sitë janë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës.

Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të dy të dyshuarve si drejtues të grupit.

Në harkun kohor të 3 viteve, nisur nga 2018 këtij grupi ju sekuestrua 1.2 ton kokainë.

Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare.

SPAK do t’u kërkojë bankave, hipotekës, agjencive të transfertave të dhëna për transaksione ndër vite.

Verifikimet për pasurinë e të afërmve të personave të arrestuar në zbatim të ligjit Antimafia si persona të lidhur me të arrestuarit.

Kërkesat për verifikim nisen nga sot dhe SPAK dhe për çdo pasuri të pajustifikuar do të kërkojë sekuestro e konfiskim.

Lexoni gjithashtu:

Finalizohet operacioni “ATOS”, arrestohen 10 persona

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026