Operacioni ”Los Blancos”, Gentian Manaj pritet të ekstradohet drejt Italisë

27 Dhjetor 2020 | 11:40

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lejojë ekstradimin drejt Italisë të Gentian Manajt, i arrestuar dy muaj më parë si i dyshuar se është pjesë e një karteli shqiptar që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika Latine drejt Evropës.

35-vjeçari Manaj i njohur edhe me emrin Myzafer, u arrestua në 15 shtator në kryeqytet, në sajë të një operacioni ndërkombëtar droge të koduar ‘Los Blancos’.

Ai u prangos pas një urdhri ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali, pasi gjykata e Firences kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë  “arrest me burg”.

Drejtësia italiane e akuzon Manaj për “organizatë kriminale” dhe “trafik ndërkombëtar droge”.

Referuar vendimit të gjykatës, që Euronews Albania disponon, përmes avokatit të tij mbrojtës, Manaj e ka kundërshtuar ekstradimin, duke pretenduar se ai nuk ishte identifikuar në lidhje me veprën penale.

Sipas avokatit, prokuroria ka paraqitur një profil kripto-telefonik me pseudonimin “Bahamas”, por nuk e ka shpjeguar koincidencën me Gentianin.

Manaj ishte një nga 5 të arrestuarit në Shqipëri nga operacioni “Los Blancos”, i koordinuar nga Europol, i cili shtrihej në Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Hollandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Në sajë të këtij operacioni, pesë shqiptarë të tjerë u vunë në pranga në vende të ndryshme të Evropës, mes të cilëve edhe Eldi Dizdari, i cili u arrestua në Dubai.

Dyshohet se Dritan Rexhepi, i cili aktualisht ndodhet në një burg në Ekuador, është personi i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë organizatë kriminale.

Sipas hetimit, karteli po importonte dërgesa të mëdha kokaine nga Amerika Latine, të financuara nga grupe kryesore të trafikantëve të drogës që vepronin në të gjithë Evropën.

Lexoni gjithashtu:

Europol shkatërron bandën shqiptare të kokainës. Në pranga Eldi Dizdari, i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026