Operacioni “Porositësi”, Fatjon Hajdari: Vëllai kishte njohje me vëllezërit Beqiraj
Fatjon Hajdari, një nga të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”, u la i lirë këtë të enjte nga Gjykata e Durrësit.
Ndërsa, për vëllanë e tij, Alban Hajdari u caktua masa e sigurisë “Burg me afat 45 ditë”.
Fatjoni u shpreh për mediat se asnjë nga personat në sallën e gjyqit, nuk pranuan akuzat për të cilën akuzoheshin, teksa shtoi se i vëllai kishte njohje me dy vëllezërit Beqiraj.
“Asnjë nuk pranoi akuzën nga ata personat. Thanë se i kemi shitur, i kemi blerë armët. Këtë e bëjnë për të përfituar azil të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që ti mbrojë shtetit.
“Jo, unë jo kishte vëllai, i njeh. Kanë bërë shpifje. Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllanë. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa sa i kanë armët me leje më liruan sot. Ata të tjerët i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje. Vëllai është Alban Hajdari”, u shpreh ai.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” për dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe për punonjësin e Policisë së Burgjeve, Flamur Bejko.
Në kërkim janë shpallur pesë të tjerë, ndër to, edhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.
Dyshohet se Laho organizoi rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj në autostradën Tiranë-Durrës, pasi këta të fundit po planifikonin ta vrisinin.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta