English

Operatorët në Vlorë kërkojnë përshpejtimin e hapjes së sezonit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë që sezoni të hapet më 16 prill.

- Advertisement -

Me hapjen e sezonit ata propozojnë që ndarja e hapësirave për shezlongjet të jetë konkretizuar, në mënyrë që të shmangen përplasjet.

Kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, Vasil Bedinaj kërkon koordinimin me institucionet.

“Duam qartësi kush e përfiton, ai që e merr nga e-Albania, pra ministria e Turizmit, apo nga bashkia. Meqë ministria e Turizmit ka vendosur 30 ditë për aplikimin, ne këtu jemi pjesa më e madhe e operatorëve dhe në bazë të ligjit janë hotelet ato që e përfitojnë e më pas të tjerët,” – deklaroi Bedinaj.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha se të gjitha kërkesat e tyre do i referohen ministrisë së Turizmit.

Aktualisht në Vlorë, numërohen 3400 dhoma për 380 struktura hotelerie. Vitin e kaluar 165 subjekte morën leje për të shfrytëzuar plazhet dhe për të vendosur shezlongje. Për operatorët turistikë, problematikat e përvitshme sa vijnë e shtohen. Policia ndërtimore duket se është kthyer në makth për pronarët e hoteleve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×