Opozita britanike-qeverisë: Ke devijuar vëmendjen nga problemet e vendit

30 Janar 2022 | 14:41

Lideri i opozitës britanike, Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për publikimin sa më parë të raportit hetimor të Scotland Yard për festimet në Downing Street.

Kreu i laburistëve e konsideroi tërësisht të papranueshme vëmendjen e fokusuar tek sjellja e kryeministrit dhe jo tek problemet e mëdha me të cilat përballet vendi.

“Ajo çka dua të shoh është raporti i plotë dhe përfundimi sa më parë i hetimeve, pasi jemi në një situatë ku qeveria është e paralizuar për shkak se policia e ka mendjen të zbulojë se çfarë po bënte kryeministri në Downing Street”, u shpreh ai.

Kryeministri Johnson ka deklaruar se nuk po e vonon publikimin e raportit, por është ende nën presion nga opozita dhe mbështetësit e tij në Partinë Konservatore.

Përflitet se raporti mbi të ashtuquajturin “Partygate” po rishikohet nga avokatë dhe ekspertë të burimeve njerëzore, para se t’i dorëzohet qeverisë britanike.

Johnson akuzohet se ka organizuar festa me stafin e tij në kohë kufizimesh për shkak të pandemisë, duke shkelur rregullat anti-COVID që në Mbretërinë e Bashkuar janë ende në fuqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026