Opozita e bashkuar letër PS-së: Pranoni ekspertizën e OSBE-ODIHR, po rrezikoni negociatat

1 Tetor 2020 | 07:47
Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i kanë dërguar një tjetër letër Partisë Socialiste, ndërsa kanë kërkuar që të pranojë OSBE-ODIHR-in si mekanizëm për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre.
 

Sipas opozitës së bashkuar, për këtë palët kanë rënë dakord që në marrëveshjen e 14 janarit, kur u ngrit Këshilli Politik për të plotësuar 1 nga 15 kushtet e BE, reformën konsensuale zgjedhore.

“Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që, me qëllim gjetjen e konsensusit në këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore, t’i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it”, thekson opozita.

Më tej, opozita shkruan se qëndrimi i deritanishëm refuzues i PS-së ka bllokuar Këshillin dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes së 14 Janarit. Ajo thekson se tentativa e PS-së për ndryshim të njëanshëm të Kodit Zgjedhor ka vënë në pikëpyetje procesin e negociatave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Qëndrimi juaj refuzues i shprehur në të gjitha seancat e Këshillit Politik që nga data 14 shtator e së fundmi me shkresën e datës 29 shtator 2020, është bërë pengesë dhe ka bllokuar funksionimin e Këshillit Politik si dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes se 14 janarit. Bllokimi nga ana juaj i funksionimit të Këshillit Politik, refuzimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it, si dhe tentativa për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, po venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, thekson opozita.

Gjithashtu, opozita bën të ditur se do të vazhdojë të ngulë këmbë, që rregullat e funksionimit të Këshillit Politik të zbatohen të plota dhe me konsensus gjithëpërfshirës.

“Opozita do të vazhdojë të ngulë këmbë në Këshillin Politik që rregullat e funksionimit të tij të zbatohen të plota, konsensusi të jetë mekanizmi i vetëm. Në këtë kuadër ripërsërisim kërkesën tonë që Këshilli t’i drejtohet si hap i parë, pa asnjë vonesë tjetër, OSBE/ODIHR-it. Kjo do t’i hapë rrugë shqyrtimit të çështjeve të tjera ku rëndësi ka hapja e plotë e listave të kandidatëve”,  sqaron opozita. 

Lexoni gjithashtu: 

Mbledhja e Këshillit Politik, shqyrtohet sot drafti i opozitës për hapje 100 për qind të listave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026