Opozita e Kosovës kërkesë Kurtit: Të shkurtohet fushata elektorale për shkak të pandemisë

2 Shtator 2021 | 19:41

Situata e vështirë pandemike, rritja e vdekjeve dhe e infektimeve ka bërë që opozita të ofrojë bashkëpunim për qeverinë për ta ndalur këtë gjendje të rëndë që e ka kapluar Kosovën.

Ishte kreu i ri i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, i pari që përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Albin Kurti, por edhe liderëve opozitarë, beri thirrje për bashkim kundër pandemisë, duke e lënë politiken anash.

Mbështetje të menjëhershme thirrja e PDK-së, gjeti edhe te partia tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Masa akoma edhe më të fortë ka kërkuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i ka dërguar një letër me propozime shefit të qeverisë, Albin Kurti.

“Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10. Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha”, tha ai.

Apeli i përbashkët opozitar për bashkëpunim në kuadër të masave anti-COVID, është përshëndetur nga qeveria, nëpërmjet ministrit të shëndetësisë Arben Vitia. Megjithatë, pati edhe një kërkesë për opozitaret. 

 “Kjo është betejë e përbashkët ashtu siç e thashë, sepse të gjithë jemi në rrezik. Si ministër këtë bashkëpunim e kam promovuar, por jo vetëm unë e gjithë qeveria Kurti edhe gjatë qeverisë Kurti 1, por natyrisht bashkëpunim është edhe atëherë kur nuk pengohet puna e qeverisë së Republikës, bashkëpunim është edhe atëherë kur nuk pengohet Ministria e Shëndetësisë për të kryer punën siç duhet dhe sidomos bashkëpunim është edhe kur nuk përhapen dezinformata për vaksina dhe afatin e tyre edhe duke respektuar masat e qeverisë”, ministri i Shëndetësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026