Opozita mbështet protestën për rritjen e çmimeve, ambasada e SHBA thirrje për kujdes
Ditën e sotme, në orën 17:00 është lajmëruar për protestë nga shoqëria civile përpara godinës së Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit.
Protesta do të jetë pa organizim, ndërsa edhe opozita bëri thirrje për t’iu bashkuar kësaj proteste.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara nga ana tjetër ka bërë thirrje për të treguar kujdes dhe për të shmangur grumbullimet.
“Ndërsa shumë tubime mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, në disa raste situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme,” – shkruhej në njoftimin e ambasadës e cila këshilloi qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë reagim për protestën në fjalë. Nuk dihet nëse efektivët do të jenë para Kryeministrisë këtë pasdite për të shpërndarë grumbullimin e qytetarëve, referuar rregullave të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili paralajmëroi rritje të çmimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta