Kandidimi në Shkodër, Nard Ndoka mohon ta ketë vënë kusht në negociatat me PD
Negociata të karakterit teknik, kështu i ka cilësuar Nard Ndoka, diskutimet e fundit që po bëhen mes Partisë Demokratike dhe asaj Demokristiane për garimin në zgjedhje, të cilat sipas kreut të PDK do të finalizohen brenda këtyre dy ditëve.
Në një intervistë për Euronews Albania lideri demokristian i pyetur nëse kishte vënë kusht kandidimin në Shkodër, të cilin ai e mohoi, por tha se e kishte propozuar si një lëvizje të duhur politike.
“Unë jam një deputet që jam votuar në Shkodër disa herë dhe është normale. Unë i kam përfaqësuar për vite të tëra dhe vazhdimësia ndoshta ka një logjikë politike,” – tha Ndoka.
“Besoj se sot ose nesër mund ta përmbyllim marrëveshjen tonë me Partinë Demokratike,” – shtoi ai.
Sipas Ndokës grupi ekspertëve që kanë studiuar situatën kanë dalë në rezultatin se dalja e opozitës në dy lista nuk do të ndikojë në një shpërndarje të votave madje sipas tij kjo i jep një besim më të madh votuesve se të nesërmen do të jetë një qeverisje më e qëndrueshme.
“Opozita do të krijojë besim dhe shpresë te qytetarët, e para sepse do të qeverisim ndryshe, e dyta sepse do të sillemi me shumë më tepër përgjegjshmëri se kjo mazhorancë që dhunoi dhe braktisi institucionet dhe vendin në ditët më të vështira,” – përfundoi Ndoka.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta