Opozita në Kosovë e cilëson dështim të plotë qëndrimin e Kurtit përballë Vuçiç-it
Opozita në Kosovë e cilëson dështim të plotë, qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel përballë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se përbën habi, fakti që për kreun e qeverisë së Kosovës, prioritet nuk është njohja nga Serbia.
Për Ramush Haradinajn çdo qasje tjetër nuk jep rezultat dhe është e rrezikshme për vendin.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit të paraqitet në Parlament dhe shprehet i gatshëm që AAK t’i paraqesë një dokument për pritshmëritë për dialogun, që sipas Haradinajt duhet të nisë me njohjen e ndërsjellët.
Sipas tij, propozimi i Kurtit që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, është krejtësisht e panevojshme.
“Dihet se ne jemi përgjegjësi e NATO’s dhe nuk guxon të na sulmojë Serbia, dhe në çdo rrethanë duhet kërkuar njohja, pasi kështu vjen dhe anëtarësimi në NATO”, thekson Haradinaj.
Ndërkaq për nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, takimi i parë Kurti-Vuçiç, nuk kishte të bënte me negociata.
Haziri thotë se parimet e bisedimeve gjithnjë kanë qenë, dialog pa kushte dhe trajtim si të barabartë në tryezë, por katër kushtet e Kurtit janë përtej bisedimeve.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti, u tregua inferior karshi Vuçiç-it dhe se e ka dëmtuar Kosovën.
Madje, Tahiri shtoi se Kurti e ka vendosur Kosovën në pozitë të vështirë pas takimit të djeshëm.
Ajo thekson se Kurti, i cili ka qenë mjaft i ashpër kur ishte në opozitë, por u tregua shumë inferior dhe thjesht vendosi Serbinë në një pozitë më të mirë në dialog.
Gjatë takimit të djeshëm pati shumë tension dhe polemika mes Kurtit dhe Vuçiç-it, i cili deklaroi serish se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç tregon momentet e tensionit gjatë takimit me Kurtin: Më provokoi
Ramush Haradinaj: Kurti po e fut dialogun me Serbinë në shtigje të rrezikshme për vendin
Pas takimit Kurti-Vuçiç, reagon i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta