Orban: Nuk kam frikë të humbas zgjedhjet, unë di si të vazhdoj

17 Nëntor 2025 | 19:08

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se nuk ka frikë nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat do të mbahen në pranverën e vitit 2026. Në një intervistë, Orban tha se ka përvojë në opozitë dhe nuk shqetësohet për mbijetesën e tij politike.

“Kalova 16 vjet në politikë si udhëheqës i opozitës, mos kini frikë, unë di si të vazhdoj”, shtoi ai.

Orban ka qenë kryeministër i Hungarisë për gati 20 vjet.

“Unë nuk jam vetëm mbajtësi i rekordit si kryeministër, por edhe si udhëheqës i opozitës”, tha Orban.

Sondazhet tregojnë se partia Fidesz e Orban është pas partisë opozitare Tisza, të udhëhequr nga Peter Magyar. Tisza kryeson në sondazhe për premtimet për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të ringjallur ekonominë hungareze.

Për Orbanin, “kundërshtari kryesor” në zgjedhje nuk është Hungaria, por Brukseli.

“Bashkimi Evropian është një rrezik për ne. Ata po na shantazhojnë, duke u përpjekur të na mbytin ekonomikisht dhe financiarisht.Brukseli do të donte të ndryshonte qeverinë në Hungari.

Ata do të donin një qeveri këtu në Hungari, siç bënë në Poloni, që ndjek udhëzimet që vijnë nga Brukseli për imigracionin, ekonominë, luftën, por unë nuk jam ai lloj personi’, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026