Orban paralajmëron BE-në: Marrja e aseteve ruse do të ishte një deklaratë lufte

18 Dhjetor 2025 | 11:59

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se ka mbështetje të mjaftueshme në Këshillin Evropian për të bllokuar idenë e përdorimit të aseteve të ngrira të Rusisë për të financuar Ukrainën.

Deklarata e tij erdhi në kuadër të samitit të 27 udhëheqësve të Bashkimit Evropian, që do të mblidhen të enjten për të diskutuar mënyrat për të mbledhur të paktën 90 miliardë euro për të përmbushur nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.

“Mendoj se çështja e aseteve të ngrira është e vdekur. Mbrëmë pashë se ka mjaftueshëm vende kundërshtare për të formuar një pakicë bllokuese. Pra, kjo është një çështje e mbyllur,” tha Orban. Ai shtoi se Hungaria nuk do të pranojë një huamarrje të përbashkët për Ukrainën, edhe nëse vendi i tij përfiton nga mundësi përjashtimi nga garancitë financiare.

“Për Hungarinë, rruga e financimit të Ukrainës nga një kredi e përbashkët është absolutisht e pamundur. Përtej kufijve ligjorë, nuk do të pajtohesha me të. Nuk duhet të financojmë luftën, por paqen. Synimi im është të ndërmarrim hapa drejt paqes, jo luftës,” theksoi Orban.

Kryeministri hungarez përsëriti gjithashtu se përdorimi i aseteve sovrane të Rusisë do të ishte i barabartë me një deklaratë lufte. “Plani është që të merret prona e sekuestruar e njërës prej palëve në luftë dhe t’i jepet palës tjetër. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë lufte,” tha ai.

Orban gjithashtu shprehu mbështetje për fermerët që protestonin në Bruksel, duke kritikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë të Mercosur me vendet e Amerikës Latine. “Ajo do t’i vriste fermerët,” shtoi ai.

Samiti i BE-së pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar arkitekturën e sigurisë dhe mbështetjes financiare për Ukrainën në vitet e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026