Organizohet festivali i madh muzikor në Serbi, zhduket frika nga pandemia
Festivali i parë i madh muzikor në Evropë që nga nisja e pandemisë, “Exit Festival” u organizua në Novi Sad të Serbisë.
Sipas organizatorëve nga e enjtja në të diel më shumë se 40 mijë pjesëmarrës kanë shijuar atmosferën, ndërsa kanë siguruar se një vatër e re e COVID-19 nuk do të kthehet.
“Ajo çfarë ne bëmë është se u kërkuam pjesëmarrësve që të na paraqesin një lloj dokumentacioni ku dëshmohet se janë vaksinuar ose janë shëruar nga COVID, e nëse nuk kanë bërë një test, ne ofruam teste falas për blerësit e biletave,” – tha Sanjin Dukiç, drejtor i marrëdhënieve me publikun në “Exit Festival”.
Pjesëmarrësit janë të bindur dhe të etur të festojnë, pa u shqetësuar për atë çka mund të vijë më pas.
“Unë do të thosha se gjithçka është e organizuar mirë për COVID, ata kontrolluan gjithçka, të gjithë duhej të ishin testuar nga COVID ose të ishin të vaksinuar, kështu që gjithçka ishte e lezetshme dhe mendoj se është mjaft e sigurt,” – tha një e re nga Italia.
Njësoj u përgjigj dhe një turist gjerman i cili pohoi se nuk ka frikë nga virusi.
“Duhet të jemi mirënjohës për çdo koncert, për çdo festival qe organizohet sepse mendoj se shumë shpejt gjithçka do të mbyllet përsëri,” – tha Kid Drumer, një DJ nga Serbia.
Serbia kohët e fundit regjistroi mesatarisht 100 infektime të reja në ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta