Origjina e coronavirusit, FBI akuzon Kinën, reagon Pekini: Mashtrime

1 Mars 2023 | 16:33

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tensionuar sërish pas deklaratës së FBI-së se pandemia e coronavirusit e ka origjinën në një laborator të Uhanit.

Teoria është hedhur poshtë nga OBSH dhe agjenci të tjera amerikane. Për Pekinin, rikthimi i akuzave këtë herë është më shumë se e dyshimtë.

“Kina kundërshton me forcë çdo formë manipulimi politik mbi origjinën e virusit. Kur agjencitë e inteligjencës përfshihen në çështje shkencore, ato i politizojnë ato. Nisur nga falsiteti, mashtrimi dhe precedentët negativë të agjencive amerikane, përfundimet e tyre nuk kanë besueshmëri”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze.

Personi që ngriti teorinë e origjinës ishte vetë drejtori i FBI-së, gjatë një debati mbi këtë çështje të mbajtur në televizionin “Fox News”.

Sipas Christopher Wray, i cili nuk dha shumë detaje, kjo mundësi nuk është përjashtuar kurrë dhe prej kohësh mendohet se është pista e saktë.

Qyteti kinez i Uhanit ishte epiqendër e pandemisë. Për herë të parë virusi u konstatua në një treg të qytetit, ku shiteshin kafshë të egra për konsum njerëzor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026