Orteku shkëputet nga malet e Tibetit, 28 viktima
28 persona kanë mbetur të vdekur në malet e Tibetit pasi shkëputjes së një orteku.
Mediat kineze bëjnë me dije se numri i viktimave është bërë me dije pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit.
Njerëzit mbetën të bllokuar në automjetet e tyre pasi bora përfshiu daljen e një tuneli në qytetin juglindor të Nyingchi të martën në mbrëmje.
Ekipet e shpëtimit vendas thanë se orteku ishte “shkaktuar nga erërat e fuqishme”.
Nuk dihet se sa persona janë ende të zhdukur.
Megjithatë, 53 të mbijetuar u gjetën, pesë prej të cilëve u plagosën rëndë, sipas Global Times. Sipas mediave autoritetet dërguan 1,348 punëtorë shpëtimi dhe 236 pajisje për të ndihmuar në gërmimin e një kalimi prej 7.5 km (4.66 milje).
Orteku mbuloi një autostradë që lidh qytetin Pai në kontenë Mainling dhe qarkun Medog në Tibet, një rajon i largët dhe kryesisht budist në Kinën perëndimore.
Mali ka një lartësi prej afro 4,500 metra si dhe shpate të pjerrëta.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA përcakton grupin Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare
- Chris Hipkins do të zëvendësojë Jacinda Ardern si kryeministër i Zelandës së Re
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë