OSBE braktis Ukrainën, shkak vendosja e vetos nga Rusia për zgjatje mandati
OSBE njoftoi zyrtarisht përfundimin e misionit vëzhgues në Ukrainë si pasojë e vendosjes së vetos nga Rusia për zgjatjen e mandatit të pranisë së saj.
Presidenti i Organizatës, Zbigniew Rau tha se opozita e Federatës Ruse nuk u la zgjidhje tjetër, edhe pse ata kishin eksploruar të gjitha opsionet përmes dialogut me shtetet anëtare për arritjen e rinovimit të mandatit të misionit.
“Ky nuk është një vendim i lehtë. Ne kemi eksploruar të gjitha opsionet e mundshme përmes dialogut me shtetet anëtare për të arritur rinovimin e mandatit të misionit, por opozita e Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër”, deklaroi presidenti i organizatës, ministri i Jashtëm polak, Zbignieë Rau.
Misioni i OKB-së në Ukrainë së fundmi është ndodhur nën presionin e republikave separatiste dhe nga Moska, ku e akuzojnë atë për spiunazh në shërbim të fuqive perëndimore.
Katër anëtarë të stafit të OSBE-së u arrestuan në pjesën lindore të Ukrainës nga trupat ruse, të cilët u akuzuan për tradhti, spiunazh dhe aktivitete të tjera ilegale.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, vuri në dukje se anëtarët e misionit kishin furnizuar rregullisht ushtrinë ukrainase dhe shërbimet sekrete të huaja me informacione mbi vendndodhjen e milicive në Donetsk dhe Luhansk.
LEXONI GJITHASHTU
Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë